Në emisionin Klan Debat, ish ambasadori Ylber Hysa tha se në serbi janë të ndarë sa i përket mendimit rreth agresionit rus në Ukrainë, por shumica mendon se Putin ka të drejtë.
”Mesiguri ky mund zgjat shumë kohë, por për disa arsye e dimë se Serbia është e ndarë si shoqëri shumica mendojnë se Rusia dhe Putini e bëjnë mirë në Ukrainë dhe kanë të drejtë dhe se kjo është arsyeja e madhe anti Nato. Beogradi dëshiron të bëj tregti të afrohet me Perëndimin por ndërkohë duhet të bëj kujdes se si do ndikojë në politikën vendore” – tha Ylber Hysa. /KlanMacedonia/