Mediat greke kanë publikuar pamjet kur 20 vjeçari me origjinë shqiptare është rrëzuar në tokë duke humbur jetën pas sherrit të ndodhur me disa të rinj të tjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Kretë ditën e sotme, e siç shihet në pamje, i riu po shoqërohet nga një burrë e më pas rrezohet në tokë jashtë një dyqani.
U raportua e më herët se 20 vjeçari është përleshur me dy të rinj të tjerë, të cilët janë arrestuar e pritet që ata të pranojnë fajin.
Ndërkohë avokati i autorëve, Ioannis Dermanakis, shprehet se të akuzuarit nuk kanë shprehur arsyen përse janë përfshirë në ngjarjen ku vdiq 20 vjeçari, por kanë pranuar për disa përleshje fillestare të cilat më pas u përshkallëzuan.
Autoritetet greke ndaluan dhe tre shokë të dy personave të arrestuar, të cilët ishin me origjinë rumune, gjeorgjiane dhe bullgare, por më pas u liruan për shkak se mungojnë provat që ata të jenë të përfshirë në ngjarje.