Prej datës 28 qershor, Jashar Spaho, 70 vjeç, nga fshati Pilur i Devollit, është larguar nga banesa dhe ka humbur çdo kontakt me familjarët. Të afërmit e tij thonë se ai ishte nisur për në Korçë, por nuk është kthyer më në shtëpi.
Sipas dëshmive të marra nga persona të njohur të familjes, Spaho është parë për herë të fundit në afërsi të terminalit të autobusëve në qytetin e Korçës. Familjarët kanë ngritur shqetësimin edhe pranë Komisariatit të Policisë së Devollit, ndërsa kanë bërë denoncim edhe në Tiranë, pasi dyshojnë se mund të ketë udhëtuar drejt kryeqytetit.
Ata sqarojnë se 70-vjeçari nuk ka probleme të shëndetit mendor dhe nuk është larguar kurrë më parë pa lajmëruar. Së fundmi, ai kishte shfaqur shqetësim të madh për gjendjen shëndetësore të vëllait të tij, çka mund të ketë ndikuar në largimin e tij të papritur.
Familjarët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e Jashar Spahos, të kontaktojnë në këto numra telefoni:
069 64 50 216
068 93 56 925