Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostradën Lushnje–Rrogozhinë, ku një automjet tip Benz është përplasur me një mjet tjetër të parkuar në anë të rrugës.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe bashkëudhëtari, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Burime nga personeli mjekësor bëjnë me dije se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe dokumentimin e plotë të aksidentit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i Benz-it ka humbur kontrollin e mjetit, duke përfunduar në përplasje me automjetin e ndaluar.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë.