Një minator 50-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme teksa ishte në vendin e punës, në një subjekt minerar në Bulqizë.
Dyshohet se K.D.,u aksidentua gjatë punës, rreth orës 11:30 dhe për pasojë humbi jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë /informacion paraprak
Me datë 24.09.2025, rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., rreth 50 vjeç, punonjës në këtë subjekt.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.