Një 71-vjeçar ka humbur jetën nga COVID-19 ditën e sotme, duke arritur në 32 numri tota i viktimave në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare ku ka deklaruar se ai kishte sëmundje të tjera shoqëruese.
Njoftimi i Plotë
Në klinikën Infektive në QKUK, sot me 13.06.2020, janë të hospitalizuar 32 raste me Covid-19. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon; 18 raste janë në gjendje stabile.12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.
Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.