Gjykata e Lartë, ka shpallur listën e kandidatëve për kreun e Gjykatës Kushtetuese, pasi kryetares Holta Zaçaj i mbaron mandati më 10 mars 2025.
Gjykata e Lartë hapi procedurën e aplikimit më 11 dhjetor të vitit të kaluar, dhe nga aplikimet, 13 kandidatët që kanë shprehur interes janë:
1. Alban Toro
2. Alma Faskaj
3. Asim Vokshi
4. Denar Biba
5. Florjan Ballhysa
6. Genta Tafa
7. Irena Nino
8. Klodian Rado
9. Lulzim Hamitaj
10. Naureda Llagami
11. Nurihan Meta
12. Rezana Balla
13. Sinan Tafaj
Njoftimi
Kryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës, si dhe nenin7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 11.12.2024 ka bërë shpalljen publike për hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen me mandat të plotë nga Gjykata e Lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, në vendin vakant të krijuar si rezultat i mbarimit të mandatit të znj. Holta Zaçaj.
Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë:
1. Alban Toro
2. Alma Faskaj
3. Asim Vokshi
4. Denar Biba
5. Florjan Ballhysa
6. Genta Tafa
7. Irena Nino
8. Klodian Rado
9. Lulzim Hamitaj
10. Naureda Llagami
11. Nurihan Meta
12. Rezana Balla
13. Sinan Tafaj
Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i është dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë.
Lista me emrat e kandidatëve publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, me qëllim që institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, të mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.