Një nga historitë e risjella në “Ka një mesazh për ty”, është prekese, megjithë fundin e dhimbshëm të martesës 10-vjeçare plot raste te renda njerëzore, Nertila kishte ende diçka të lënë pezull nga e shkuara, ishte marrëdhënia me një nga njerëzit që ajo çmonte më shumë në jetë.
Jeta nuk i ka buzëqeshur aspak! Një histori e dh mbshme dhe plot emocione të forta ishte ajo e Nertilës në “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Nertila një vajzë e re, i është dashur të përballohet me sfida shumë të mëdha edhe pse në një moshë shumë të vogël.
Ajo ka kaluar një divorc të vështirë, është përballur me dy semundje të rënda dhe ka ardhur sot në emision për t’i kërkuar falje ish-vjehrrit, pasi sipas saj ai është arsyeja pse ajo ka sot një vajzë të vogël.
“Kam ardhur sot në emisioni për t’i kërkuar falje gjyshit të vajzës sime.
Unë jam ndarë para një viti me bashkëshortin tim, edhe pse ishte një historie me ngjyra, dashuri, gjithçka që mund të përjetojë një martesë.
Pjesa më e vështirë për mua ishte kur babi i vajzës sime ra në burg në shtetin grek, ishte një periudhë kur unë kuptova se askush nuk po qëndronte afër tij.
Unë sapo isha bërë nënë dhe merresha me aktivitete komunitare dhe vendosa të shkëputesha nga gjithçka dhe t’i përkushtohesha babait të vajzës sime dhe jam shumë e lumtur qe e kam bërë.
Arditi: Sot ke thirrur vjehrrin, gjyshin e vajzës tënde, pse e ke bërë këtë?
Nertila: Unë nuk kam komunikuar me atë që para se të zhvendosesha tek familja, ai është fitorja më e madhe, pas vajzës që kam Pasur në 10 vite martesë.
Arditi: Ku konsiston kjo fitore?
Nertila: Ai e shikonte Nertilën, si Nertila, jo si nusja e djalit, ai e shikonte Nertilën si vajzat e tija.
Arditi: Ti nuk flet me ish- vjehrrin?
Nertila: Është një heshtje e ftohtë.
Arditi: Ti flisje për një heshtje të ftohtë, nga ka ardhur?
Shiko videon per te kuptuar si reagon vjehrri.