Policia e shtetit ka shoqëruar në komisariatet e Tiranës 10 persona pas përmbylljes së protestës kombëtare të opozitës.
Arsyeja e shoqërimeve është hedhja e molotovëve drejt godinës së kryeministrisë, menjëherë sapo mbylli fjalimin në shesh kreu i PD-së Sali Berisha.
Gjithashtu bëhet me dije se disa prej deputetëve të PD-së ndodhen pranë komisariatit nr.1 në Tiranë, në mbështetje të protestuesve opozitarë të shoqëruar.


