Shkolla fillore komunale Naum Naumovski Borçe është shkolla e parë në Republikën e Maqedonisë që nga sot ka fusha sportive.
Me realizimin e këtij projekti ndërtuam një pistë atletike me sipërfaqe tartan për vrapim 100 metra me katër korsi, një segment kërcimi së gjati dhe një segment gjuajtjeje.
Investimi i përgjithshëm arrin në 6.400.000 denarë.
Realizimi i këtij projekti paraqet një mundësi për të zhvilluar sportin atletik të nxënësve të kësaj, por edhe të shkollave të tjera fillore në komunën e Gazi Babës.
Uroj që në këto terrene sportive të organizohen dhe të realizohen shumë aktivitete sportive ku nxënësit do të kenë mundësi të luajnë sport, të argëtohen dhe të miqësohen.
I shpreh mirënjohjen time Federatës Atletike të Maqedonisë për bashkëpunimin e suksesshëm në realizimin e këtij projekti.