Presidenti Hashim Thaçi ka reguar për herë të parë që kur Zyra Prokurorit Special njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë kundër tij dhe Kadri Veselit nën dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Thaçi, i cili akoma nuk ka folur rreth akuzave të Zyrës së Prokurorit, në faqen e të tij në Facebook ka vendosur emblemën e UÇK’së. Pas lajmit për aktakuzë, Presidenti Hashim Thaci, i cili ishte nisur për në Uashington, anuloi vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e dha Richard Grenell, emisar i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi.