Një grua ka humbur jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në një klinikë në Durrës.
Pas vdekjes së 54-vjeçares me iniciale M. Xh., ka nisur procedimi penale për mjekun me iniciale I. Sh., 59 vjeç, banues në Durrës.
Ndaj mjekut është ngritur akuza për “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin I. Sh., 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e tij, ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, shtetasja M. Xh., 54 vjeçe, banuese në Durrës”, njoftoi policia.