Aktivitet i ri, intensiv sizmik ka ndodhur në orët e para të së dielës në zonën e Tebës, i cili është shoqëruar me disa tërmete së fundmi.
Lëkundjet e para dhe më të forta kanë ndodhur pak pas orës 5 të mëngjesit, me magnitudë 4.3 Rihter, me fokus gjashtë kilometra në lindje të Tebës dhe thellësi në 11.9 kilometra, sipas të dhënave të përditësuara të Institutit Gjeodinamik.
Katër lëkundje më të vogla pasuan gjatë dy orëve të ardhshme, me më të madhin e regjistruar në 3.6 të shkallës Rihter, pak para orës 6:30 të mëngjesit, në të njëjtën epiqendër dhe me një thellësi fokale 11.2 kilometra.
Lëkundjet e mbetura ishin 2.3, 2.5 dhe 2.1 Rihter me të fundit të regjistruar rreth orës 7:30.
Nisur nga aktiviteti intensiv sizmik në zonë së fundmi, Akis Tselentis ishte shprehur pak ditë më parë se nuk është i shqetësuar. “Nuk jam i shqetësuar për këto tërmete në Tebë”, i tha APE-MPE drejtori i Institutit Gjeodinamik të Athinës.
“Nuk kemi aktivizim të një çarje të madhe”, shtoi profesori i Sizmologjisë, duke shpjeguar se kjo që po ndodh tani në zonë është aktivizimi i një çarje të vogël me dy degë, duke theksuar se qyteti i Tebës është një qytet antik dhe shumë ndërtesa janë ndërtuar mbi rrënoja.




