Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi në administratën Trump, Richard Grenell, ka mbajtur të mërkurën një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit dhe thujase fund e krye ka prekur temat që kanë të bëjnë me Kosovën.
Grenell, fajësoi kryeministrin Albin Kurti dhe BE-në për dështim në arritjen e marrëveshjeve Kosovë – Serbi, shkruan gazeta “Danas”.
Ai tha se KF0R-i duhet të tërhiqet nga Kosova, pasi “në këtë mënyrë po e zgjat konf*liktin”, pastaj se “dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli ku përmendet njohja e pavarësisë së Kosovës nuk e zgjidh problemin”.
Grenell po ashtu mohoi se punon për Qeverinë e Serbisë, ashtu siç është raportuar më herët nga organizatat e pavarura në Serbi.
Sic, dihet marrëdhënia e Grenellit me kryeministrin Kurti nuk qëndronte mirë. Pasi në kohë kur Kurti fitoi pushtetin për herë të parë thuhej se njeriu kryesor që cojë në rrëzimin e Qeverisë Kurti 1 ishte pikërisht Grenelli.
Njësoj, kishte deklaruar edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili në një debat televiziv se ish i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u kishte dhënë LDK-së 7 ditë kohë që ta rrëzojnë Qeverinë Kurti 1.
Ai kishte treguar se ka pasur mesazh të qartë nga Grenell drejtuar LDK-së për këtë çështje dhe se sa herë kalonin ditët pa ndodhur gjë, pr*esioni rritej.
”Ne kemi pasur në mënyrë të saktë dhe të qartë të shkruar se kemi 7 ditë për të rrëzuar qeverinë. Dhe çdo ditë ka ardhur mesazh, 7, 6 , 5 nuk ka asgjë të re dhe mezi i kemi nxjerrë tri ditë të reja. E ka thënë vetë ambasadori amerikan se ata kanë bërë pre*sion për ta rrëzuar”, thotë Gashi.