Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni për ndalimin e 42-vjeçarit Enis Vrapi, i cili pak ditë më parë qëlloi me një pistoletë lodër një mjeke në ambientet e QSUT-së dhe më pas tentoi të arratisej me një automjet tip Land Rover, duke përplasur tre makina të policisë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se Enis Vrapi ishte arrestuar edhe më herët, rreth 12 ditë para këtij incidenti, nga policia e Tiranës. Ai kishte qëlluar me një armë sportive në banesën e tij, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, të cilët bënë denoncim për shkak të zhurmës që ngjante me të shtëna me armë zjarri.
Sipas burimeve, Enis Vrapi rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor dhe është shtruar në Spitalin Psikiatrik Nr. 5. Nga përgjigjja zyrtare e këtij institucioni, mësohet se ai ka qenë i shtruar nga data 11 deri më 15 maj, pasi ishte ndaluar nga policia më 11 maj për incidentin me armën lodër sportive në banesën e tij.
Përgjigja zyrtare e Spitalit Psikiatrik:
Enis Vrapi ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik që nga data 11 deri në 15 maj. Në datën 11 e ka çuar policia në spital për shkak të probleme të shëndetit mendor pasi më datë 11 policia e arrestoi në banesë pasi qëllonte me armë sportive lodër brenda në banesë.
Por më datë 15 maj spitali e ka nxjerrë, ku sipas spitalit e ka marrë nëna e vet nga aty. Sipas spitalit nëna ka dalë garant duke bërë shënimin në kartelë.