Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi goditi me thikë bashkëjetuesen e tij pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, më 15 gusht, në banesën e çiftit në rrugën “Besim Alla”.
Sipas Policisë, menjëherë pas njoftimit, shërbimet ndërhynë në vendin e ngjarjes dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin F. C., 41 vjeç. Mjeti prerës me të cilin është kryer plagosja është sekuestruar si provë materiale.
Ndërkohë, gruaja e plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimet për rastin.