Policia e Selanikut ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, i dyshuar për tentativë përdhunimi, dhunë dhe grabitje ndaj një gruaje 61-vjeçare greke.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e Vitit të Ri në zonën e Pylaias, pas një takimi mes të dyve.
Sipas hetimeve, 23-vjeçari ka tentuar të detyrojë 61-vjeçaren në një akt seksual, duke përdorur kërcënime dhe dhunë fizike. Ai e ka goditur viktimën me një helmetë dhe një shishe, ndërkohë që i ka marrë edhe celularin.
Pavarësisht përpjekjes për t’u arratisur dhe rezistencës së fortë, policia e arrestoi të riun. Gjatë kontrollit, policia gjeti celularin dhe një çelës që i përkisnin viktimës
61-vjeçarja është dërguar në spitalin e qytetit, ku po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë, 23-vjeçari do të dërgohet përpara Prokurorisë kompetente për të vazhduar procedurat ligjore.