Një ngjarje tragjike ka ndodhur në plazhin New Smyrna të Floridës, SHBA, ku një 29-vjeçar, Jake Rosencrantz, humbi jetën pasi u godit nga rrufeja ndërsa po shijonte muajin e mjaltit me bashkëshorten e tij.
Sipas autoriteteve lokale, i riu ndodhej në det kur ndodhi incidenti fatal. Ai u transportua menjëherë në spital në gjendje kritike, por për fat të keq ndërroi jetë të nesërmen në mëngjes.
Honeymoon ends in tragedy as lightning strike claims newlywed’s life on Florida beach https://t.co/tvuLN1AEeq pic.twitter.com/7J4HABWLIK
— New York Post (@nypost) June 25, 2025
Sherifi i Qarkut Volusia, Mike Chitwood, reagoi fillimisht përmes një postimi në rrjetin social Facebook të shtunën, duke shkruar: “Po lutem për këtë të ri dhe gruan e tij. Ata erdhën në plazhet tona për të festuar martesën e tyre. Dhe në një sekondë, gjithçka ndryshoi. Zemra ime është me ta sonte.”
Të hënën, pasi u konfirmua vdekja e të riut, sherifi publikoi një deklaratë tjetër ku shprehu dhimbjen dhe solidaritetin me familjen: “Ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen tragjike të një të riu që ishte këtu në muajin e mjaltit me gruan e tij. I dërgojmë ngushëllimet tona më të ndjera bashkëshortes së tij, në emër të të gjithëve ne në Qarkun Volusia, që shpresuam deri në momentin e fundit për një mrekulli.”