Analisti Ylli Manjani ishte mbrëmjen e sotme në “Oponencë” News24 për të folur mbi vrasjen e bujshme të gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, dy ditë më parë.
Manjani theksoi se Kalaja ishte një gjyqtar korrekt dhe i mirëpranuar nga i gjithë komuniteti.
Më tej tha se, nëse ka dhënë një vendim të padrejtë, vrasja e tij nuk e zhbën vendimin.
Të tilla gjëra ndodhin edhe kur njerëzve iu errësohet logjika dhe shprehin mllefin e tyre me vrasje.
Ylli Manjani: Gjyqtari ka qenë korrekt. Ka qenë i gjithë pranuar nga komuniteti avokatëve, prokurorëve, gjyqtarëve. Ka qenë gjyqtar që nuk mund të vritet. Jo se ka gjyqtar që duhet vrarë. Por nuk është tipiku. Është fati i tij i keq.
Po e marr ekstremin, ka dhënë vendim të padrejtë, ça do bëjmë do ta vrasim tani. Kjo është logjika. Në sistem ku funksionon gjyqësori nuk vritet gjyqtari, shkohet në një gjykatë tjetër, përmbi apelin është Gjykata e Lartë. Për të shprehur mllefin duhet të shkosh në një gjykatë më të lartë. Duke vrarë gjyqtarin nuk e zgjidh problemin. E shfuqizoi ky vendimin, që vrau gjyqtarin?!
Duke marrë armën për të vrarë atë që jep vendime, nuk e zhbën vendimin. Kur errësohet logjika, ka njerëz iu errësohet, biem dakord se njerëz me logjikë të errësuar, por fundi i historisë është kjo, njerëzit e kuptojnë këto. Por askush, shumë pak i shkon mendja të marrë armën dhe të vrasë.