Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkoi pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në ‘Sky’ dhe ‘EncroChat’.
Pëllumb Gjoka, i shpallur investitor strategjik, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për t’i rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë të vendosur nga GJKKO, kërkesë e cila nuk u pranua.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar Eduard Halimi. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Halimi thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese sot është një hap vendimtar për drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Sipas tij vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri është një vendim drejtësisë i cili përputhet me standardet e vendosura nga gjykatat evropiane si ECJ, ECHR dhe Gjykata e Kasacionit në Itali, duke shënuar një pikë kthese të rëndësishme për drejtësinë në vendin tonë.
Ky vendim i orientuar debatin drejt thelbit të autenticit të provave dhe përbën një garanci të re për drejtësinë e procesit gjyqësor dhe largimin nga paragjykimet procedurale që shpesh janë pengesë për drejtësinë e vërtetë.
Postimi i Plotë
Edhe Shqipëria “pro” provave nga SkyEÇ! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese : Një hap Vendimtar për Drejtësinë dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri është një vendim drejtesise i cili përputhet me standardet e vendosura nga gjykatat evropiane si ECJ, ECHR dhe Gjykata e Kasacionit në Itali, duke shënuar një pikë kthese të rëndësishme për drejtësinë në vendin tonë. Ky vendim i orientuar debatin drejt thelbit të autenticit të provave dhe përbën një garanci të re për drejtësinë e procesit gjyqësor dhe largimin nga paragjykimet procedurale që shpesh janë pengesë për drejtësinë e vërtetë.
Çfarë sjell ky vendim?
- Debati mbi Autenticitetin e Provave. Interesi publik.
Provat e marra janë të vlefshme për tu përdorur dhe palët në procesin gjyqësor kanë tani të drejtën dhe hapësirën për të diskutuar mbi autenticitetin e provave. Kjo qasje i mundëson gjykatave të përqendrohen në vërtetësinë dhe cilësinë e provave, duke shmangur paragjykimet që mund të lindin nga çështjet proceduriale. Publiku ka nevoje te dije të vërtetën mbi ato komunikime, nëse janë kryer apo jo krimet e dyshuara. Publikut nuk i intereson se si i morre prokuroria, avokatve po, por ky debat perfundoi. - Forcimi i Drejtësisë
Ky vendim është një armë e fuqishme në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe lidhjeve mes politikës dhe botës së krimit. Ai garanton një proces më transparent dhe të drejtë për të gjithë aktorët, duke ndihmuar në ndarjen e politikës nga ndikimet kriminale.Publiku ka nevoje te dije këtë nese vërtet ekspnonentë të lartë të politikës kane komunikuar me kreret e bandave!
- Përputhje me Standardet Evropiane
Vendimi harmonizon praktikën shqiptare me atë evropiane, duke forcuar besimin e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në sistemin e drejtësisë shqiptare.
Ky hap i rëndësishëm jo vetëm që shërben për forcimin e shtetit ligjor, por gjithashtu dërgon një mesazh të qartë: drejtësia do të mbështetet në fakte dhe prova autentike, jo në supozime apo procedura të dobëta.
Shqipëria ka tani një mundësi të artë për të treguar angazhimin e saj serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ky vendim i jep të drejtë prokurorise të zbardhe pa humbur kohe, jo me dy standarte gjithshka qe do te zbuloje të verteten.