Gjykata e lartë rrezoi Arbër Veliajn vëllain e Erjon Veliaj i cili bëri rekurs duke u ankuar për vendimin e kontrollit të banesës i kryer nga SPAK gjatë 2024.
Vendimi u dha në dhomë këshillimi nga Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj të cilët u shprehën se vendimi i Apelit të Posaçëm i datës 31 korrik 2025 duhet të qëndrojë në fuqi.
Kujtojmë që në dhjetor të vitit të kaluar, agjentët e BKH me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, zhvilluan kontrolle në banesën dhe zyrën e Arbër Veliajt në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryente për vëllain e tij Erion Veliaj.
Arbër Velaj kishte bërë ankim për këto kontrolle por më 31 korrik të këtij viti Apeli i GJKKO rrëzoi ankimimin e tij.
Vendimi, i marrë konfirmoi vendimin e shkallës së parë dhe i dha të drejtë institucioneve për të vijuar hetimet ndërsa Veliaj kishte ankimuar këtë vendim të Apelit në Gjykatën e Lartë. Edhe kjo e fundit e ka rrëzuar ankimin.


