Afrimi i zgjedhjeve lokale, i ka intensifikuar aktivitetet e kandiatëve për kryetar komunash, ani pse fushata zyrtare ka kohë për të nisur. Kandidati i VMRO-DPMNE-së qeveritare për Qytetin e Shkupit, Orce Gjorgjievski, aktualisht kryetar i komunës së Kisella Vodës ka vendosur lule para përmendores së viktimave nga tërmeti i 63-shit në Shkup, tek varrezat e Butelit. Në facebook shkroi se çdo 26 korrik të gjithë bëhemi bashkë, me mendime dhe zemër, të mbushur me respekt dhe kujtim ndaj atyre që e kanë humbur jetën në termetin shkatërrues para 60 vitesh.
Orce Gjorgjievski, kandidat për Qytetin e Shkupit
“Pas katastrofës, Shkupi përsëri u ndërtua dhe ne si shoqëri, treguam se mundemi të ngrihemi nga hiri dhe të ecim përpara me energji dhe vendosmëri të përtërirë. Sot derisa vendosim lule para këtij monumenti, premtojmë të vazhdojmë të kujtojmë bashkëqytetarët tanë të rënë. Sakrifica e tyre nuk do të harrohet”.
Gjorgjievski shtoi që kjo ditë le të jetë kujtesë për përgjegjësinë e përbashkët dhe siç u shpreh të na bashkojë në qëllimin tonë për të krijuar një të ardhme më të sigurt dhe më të sigurt për të gjithë.
Ndërkohë, premtoi se Shkupi do të jetë sërish qytet krenar.