Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes dhe kërkesës për një masë më të lehtë sigurie, GJKKO vendosi të miratojë qëndrimin e prokurorit të SPAK, Arben Kraja, duke lënë Metën pas hekurave.
Avokatët e tij braktisën seancën, duke akuzuar gjykatësin Erion Çela se kishte një vendim të paracaktuar dhe se procesi ishte i njëanshëm.


