Gjykata e Posaçme ka pushuar hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Ish-magjistrati u hetua nën dyshimin për fshehje pasurie, por pas hetimeve që zgjatën, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që hetimet të pushohen.
Kërkesa e SPAK i është dorëzuar GJKKO-së, e cila mësohet se e ka pranuar, duke pushuar hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë.
Nga hetimi nuk janë gjetur prova të arsyeshme dhe bindëse për akuzën e ngritur, teksa pas afateve të përcaktuara është arritur në përfundimin e pushimit të dosjes.


