Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron ndaj dy llogarive bankare dhe 1 apartamenti të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, që është në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Çështja u dërgua për shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, e cila pranoi pjesërisht ankimimin e Ahmetaj për shfuqizimin e sekuestrove ndaj pronave dhe llogarive bankare.
Por togat e zeza lanë në fuqi vendimin e GJKKO, të marrë më 17 korrik 2023 për sekuestrimin e:
-Apartament n., sip.167m2, zk ***, rruga ‘’, ap.*, ***, regjistruar në pronësi të z.A.A.;
-Shuma 8.620,68 euro në llogarinë me n.*, në *** Bank, në emër të personit nën hetim z.A.A.;
-Shuma 115.692,84 euro në depozitën n., në *** Bank, me balancë 115.692,84 euro, në emër të personit nën hetim z.A.A.
Ndaj Arben Ahmetajt, i cili ka kërkur azil në Zvicër, janë ngritur akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Njoftimi i Gjykatës:
Ankues A.A., çështja nr.36 akti, datë 30.05.2025 regjistrimi, me objekt: caktim mase sigurimi pasuror, sekuestro preventive.
Ardhur për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.
Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari z. Dhimitër Lara, pas shqyrtimit të çështjes sot me datë 14.06.2025, vendosi:
Miratimin e vendimit/urdhrit n.296 akti, datë 17/07/2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasurinë