GJKKO ka lënë në arrest shtëpie avokatin, Bardhi Koçi ndaj të cilit më 1 mars SPAK lëshoi masën e sigurisë arrest shtëpie.
NJOFTIMI:
- Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 03.03.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje
të personit të arrestuar Bardhi Koçi”.
- Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në
nenet 248, 228 e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 29, datë 03.03.2025, vendosi:
- Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të parashikuar nga
neni 237 të K.Pr.Penale, të caktuar ndaj të hetuarit Bardhi Koçi, i biri i Emin dhe
i Lalote, i datëlindjes 29.01.1957, lindur në ****, dhe banues në ****, me shtetësi
shqiptare, me gjendje civile i martuar dhe me dy fëmijë, me gjendje gjyqësore i
padënuar më parë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit
të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga
neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.
- Urdhërohet policia gjyqësore dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe
Krimit të Organizuar për zbatimin e këtij vendimi.
- Kundër këtij vendimi lejohet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 (pesë) ditëve duke filluar nga e
nesërmja e njoftimit të vendimit.
Tiranë, më datë 03.03.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar