Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e depozituar nga Prokuroria e Posaçme, e cila kundërshtonte lirimin nga qelia të Eria Agos më 20 nëntor 2025 nga Apeli i GJKKOsë.
E dashura e Safet Bajrit akuzohej se ndihmoi këtë të fundit që të largohej nga vendi i krimit pas atentatit vdekjeprurës ndaj Fatbardh Liçit në Shkodër.
Ago u lirua pas ankimimeve të depozituara, por SPAK ishte kundër dhe bëri ankimim në Gjykatën e Lartë, e cila ka shpallur vendimin, duke lënë në fuqi lirimin e bërë nga shkalla e dytë e GJKKO.


