Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 10 vite burg Robert Myftarin, i akuzuar për trafik droge në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.
Sipas vendimit të shpallur më 17 tetor 2025, Myftari u shpall fajtor për përpjekje për trafikimin e rreth 800 kg lëndë narkotike me gomone në vitin 2015, si dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Ai do ta vuajë dënimin në burg të sigurisë së lartë.
Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e mjetit lundrues (gomones) të përdorur për trafikimin, e cila më pas ishte regjistruar në emër të një personi tjetër, djali i të bashkëpandehurit Ilirjan Duçellari.
NJOFTMI:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale me Nr. 36/1 të vitit 2019 ndaj të pandehurit Robert Myftari , akuzuar për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1 e 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Albert Meça, Luljeta Kole dhe Gentian Marku, me vendimin Nr. 64, datë 17.10.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Robert Myftari për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, parashikuar nga neni 183/a1 e 22, 23, 27, 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim. – Deklarimin fajtor të të pandehurit Robert Myftari për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. – Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Robert Myftari me një denim të vetë, prej 10 (dhejtë) vjet burgim. – Vuajtja e dënimit për të pandehurin Robert Myftari fillon nga dita e arrestimit të tij për efekt të këtij procedimi. – Në aplikim të nenit 15 të Ligjit nr.81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Robert Myftari ta vuajë dënimin në burgin e sigurisë së lartë. – Në mbështetje të nenit 36 pika 1, gërma “b” të Kodit Penal, 190/1 gërma “a” të K.Pr.Penale, mjeti lundrues, tip gomone, me emrin “****”, nr.regjistri ****, në emër të shtetasit Robert Myftari, i sekuestruar në nëntor 2015 nga policia shqiptare me ngarkesën rreth 800 kg lëndë narkotike e më pas është regjistruar në emër të hstetasit M.D, djali i të bashkëpandehurit Ilirjan DUÇELLARI, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit. – Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit Robert Myftari. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al –
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Brenda 15 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit. Tiranë, më datë 17.10.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar