Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar ashpër vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë absurd dhe të pabazuar në standarde të barabarta ligjore.
Gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë”, Xhixho u shpreh se qasja e Gjykatës Kushtetuese në rastin e Ballukut dëshmon një trajtim me dy standarde, krahasuar me çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas saj, ndonëse një e pesta e deputetëve iu drejtua Kushtetueses për rishikimin e masës së sigurisë ndaj Berishës, gjykata refuzoi të shqyrtojë kërkesën, ndërsa në rastin e Ballukut veproi ndryshe.
“Vendimi për Ballukun krijoi një precedent të rrezikshëm dhe tregoi qartë se Kushtetuesja vepron me dy standarde: një standard për opozitën dhe një Kushtetutë që interpretohet ndryshe për mazhorancën,” deklaroi Xhixho.
Ajo tha se Balluku rrezikon te prishë provat.
“Balluku sot që flasim është e pandehur, akuzohet për një mega aferë ku përllogaritet rreth 75 mln euro, ku janë zhdukur 2 ura që ishin në projektin e parë dhe nuk janë në projektin final, në vlerën e 25 mln euro.
Kemi një zonjë që është e gjithë pushtetshme që mund të intimidojë dëshmitarët që mund të prishi provat. Dhe sipas logjikës së GJK ajo duhet të vazhdojë të ushtrojë këtë funksion”, tha Xhixho.
Erisa Xhixho: Nëse flaim për ligjshmëri kemi një precedent që vendosi GJK. GJK në rastin e zotit Berisha ku një e pesta e deputetëve me të drejtë kushtetuese për të vënë në lëvizje GJK iu drejtua asaj për masën e zotit Berisha, GJK vendosi një parim që kufizoi të drejtën e deputetëve për t’iu drejtuar GJK duke thënë që jo, ju nuk legjitimoheni për këtë ankimim, nuk jeni subjekt i këtij ankimimi, nuk prekeni direkt. Çfarë tha GJK, që Berisha duhet të ndjeki të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe më pas vetë subjekti të jetë pjesë e GJK.
Në rastin e Ballukut dhe këtu shihet që ka një Kushtetutë që interpretohet ndryshe për opozitën dhe një kushtetutë që interpretohet ndryshe për mazhorancën.
Ti legjitimon një palë që është këshilli i ministrave në këtë rast, i cili nuk ka interes direkt dhe ti interpreton kushtetutën. Nëse sheh raportin e votave ka pasur 5 me 3, ka pasur debat padyshim dhe opinionin e pakicës, që do të thotë fakti që kemi rikthim të Ballukut të krye të ministrisë dhe këtu është absurdi i kësaj vendimmarje, sepse Balluku sot që flasim është e pandehur, akuzohet për një mega aferë ku përllogaritet rreth 75 mln euro, ku janë zhdukur 2 ura që ishin në projektin e parë dhe nuk janë në projektin final, në vlerën e 25 mln euro.
Kemi një zonjë që është e gjithë pushtetshme që mund të intimidojë dëshmitarët që mund të prishi provat. Dhe sipas logjikës së GJK ajo duhet të vazhdojë të ushtrojë këtë funksion.


