Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrethimin e News 24 dhe ndërprerjen e sinjalit të televizionit.
Përmes një prononcimi nga ambientet e jashtme të News24 të rrethuara nga policia, Boçi thotë se kërkon një informacion për situatën nga drejtuesit e këtij aksioni absurd sipas tij.
“Erdhëm për të mësuar më shumë rreth situatës, pamë edhe lëvizjet furgonat e policisë. Kërkojmë të marrim informacion nga drejtuesit. Nuk kemi asnjë emër drejtuesi. Policët janë në detyrë dhe janë të ndaluar të tregojnë emrin e drejtuesit”, tha Boçi.
Demokrati tha se sot në News24 ardhur një ndërmarrje x me emër të famshëm Kayo dhe që ka realizuar pushtim territori pa një vendim gjykate.
“Vërtetë mund të ketë kalime pronësie nga ministria por çëshrja është në gjykatë dhe nuk duhesh ndërmarrë ansjë veprim pa pasur një vendim gjykate”, tha Boçi.
Luçiano Boçi: Erdhëm për të mësuar më shumë rreth situatës, pamë edhe lëvizjet furgonat e policisë. Kërkojmë të marrim informacion nga drejtuesit. Nuk kemi asnjë emër drejtuesi. Policët janë në detyrë dhe janë të ndaluar të tregojnë emrin e drejtuesit. Gjithçka është në errësirë të plotë , është një uzurpim , pushtim i medias. Ka ardhur një ndërmarrje x me emër të famshëm Kayo dhe që ka realizuar këtë pushtim territori pa një vendim gjykate. Vërtetë mund të ketë kalime pronësie nga ministria por çëshrja është në gjykatë dhe nuk duhesh ndërmarrë ansjë veprim pa pasur një vendim gjykate. Çdo gjë këtu ëhstë heshjte errësirë totale, në një vend ku transmetohet e vërettë. Ka shumë absurditet këtu.