Atalanta nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 nda Torinos në shtëpi. Në këtë sfidë rrugën e rrjetës e gjeti edhe Berat Gjimshiti, por goli i shqiptarit nuk mjaftoi për t’i dhënë 3 pikët zikaltërve.
Gjimshiti zhbllokoi takimin në minutën e 35-të me kokë, ndërsa miqtë barazuan me Maripan në minutën e 40-të.Retegui kishte mundësinë për të shënuar golin e fitores, por gaboi nga penalltia në minutën e 74-t.
Me këtë barazim, Atalanta mban vendin e tretë me 47 pikë, duke humbur terren në luftën për titull.