Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka bërë një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore me këngën e tij të re “Memories”, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ka arritur suksese të jashtëzakonshme.
Pas një periudhe të gjatë pauze për shkak të një tragjedie personale, rikthimi i tij ka qenë emocional dhe i ndjerë nga fansat.
Kënga, e publikuar mbrëmjen e së enjtes, është përshëndetur me entuziazëm nga adhuruesit dhe ka thyer rekorde shikueshmërie, duke u renditur ndër 11 këngët më të klikuara në botë në një kohë shumë të shkurtër.



Foto: ScreenshotGjesti ka treguar se “Memories” është krijuar me shumë emocion dhe përkushtim, duke kaluar vështirësi të mëdha gjatë procesit të incizimit.