Dashuria dhe buzëqeshja që fëmijët sjellin tek gjithë secili është madhështore. Janë ata që më së shumti e shijojnë çdo festë e gëzim.
Gazetare: Syzana Hajradini
Pjesë e festave të fund vitit është edhe Halloween. Kjo datë, veçanërisht nga fëmijët, pritet me shumë gëzim, me ç’rast ata maskohen sipas dëshirës dhe imagjinatës së tyre.
Derisa të gjitha shkollat këtë datë e shënojnë në forma të ndryshme, për fëmijët e shoqatës Down Sindrom Kosova, sivjet kjo po ndodhte për herë të parë. E gjitha e organizuar nga ekipi i #gjesi, e që buzëqeshja, mirënjohja dhe falënderimi shihej tek fytyrat e secilit.
Gjatë kohës sa dikush nga ta ngjyrosej në fytyrë, të tjerët vizatonin lule e gjëra të bukura që edhe përmes artit shpërndanin dashuri.
Blerita dëshironte të bëhej një mace e bukur me mustaqe, e Rufati, fillimisht vendosi të bëhej si një pirat, por më vonë iu ndërrua mendja duke u bërë si “Jokeri”.
Ndërsa Artit të bukur iu plotësua dëshira të bëhej si babai i tij.
Përveç muzikës, vallëzimit e fotografive, fëmijët na ngjyrosën edhe neve.
Fëmijët e Shoqatës “Down Sindrome Kosova”, vazhdimisht kanë aktivitete të ndryshme. Por që sipas psikologes Marigona Sadiku, këtë organizim fëmijët e kanë shijuar shumë.
E ndërkaq për makeup artisten Alma Ramizi, kjo ka qenë një eksperiencë shumë e veçantë.
Pavarësisht që Halloween ka sinonim frikën, fëmijët kësaj feste ia japin një dimension tjetër.