Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë mbrëmje në qytetin e Durrësit, ku një grua 57-vjeçare me shtetësi kineze është gjetur pa shenja jete në një taksi, pranë zonës së njohur si “Ura e Dajlanit”.
Sipas informacioneve nga Spitali Rajonal i Durrësit, shtetasja e huaj është transportuar menjëherë në ambientet e urgjencës, por fatkeqësisht ka mbërritur e pajetë.
Ende nuk ka të dhëna mbi shkakun e vdekjes, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një vdekje natyrale apo ndonjë rrethanë të dyshimtë.
“Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”. Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave”, njofton policia.