Gjendet një person i vdekur në Milot të Kurbinit. Paraprakisht dyshohet se, personi i gjetur pa shenja jetë është vrarë ose i aksidentuar, pasi në vendin e ngjarjes duken disa copa makine që dyshohet se mund ta ketë përplasur dhe është larguar më pas.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit ku pritet ti bëhet ekspertiza e nevojshme.



