Roja e një kompanie ndërtimi ka gjetur sot një granatë dore dhe ka njoftuar policinë, e cila rrethoi zonën.
Granata është gjetur në zonën e Urës së Dajlanit në Durrës.
Sipas policisë, granata është defensive dhe pjesë e armatimit të Ushtrisë Shqiptare nga trazirat e vitit 1997, është pa armëzim dhe në gjendje të vjetër pa rrezik.
Ndërkohë forcat xheniere po të merren me asgjësimin e saj.


