Një 52 vjeçar në Korçë është gjendur i pajetë në banesën e tij, mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mborje, rreth orës 08:50.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi M.X., dyshohet të jetë i vetëvarur, por sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në fshatin Mborje, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi M. X., 52 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.