Një 29-vjeçar është gjetur pa jetë nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte, në zonën e Astirit në Tiranë.]
I riu Enea Dine, u gjet brenda automjetit të tij, pa shenja jete, teksa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
29 vjeçari ka shkuar me automjet mbrëmë rreth orës 23 te parkimi i pallatit, teksa sot është gjetur nga familjarët brenda në makinë, i pajetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për gjetjen e shkakut të vdekjes së 29-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç.
Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.