Pilotit i bie të fikët gjatë fluturimit, avioni ulet në Selanik.
Një aeroplan i kompanisë Jet2 që po kryente fluturimin Birmingham-Antalia pak ditë më parë, ka bërë një ulje të detyruar në Selanik për shkak të gjendjes së keqe të pilotit.
Ndërsa avioni ishte në lartësinë 30,000 këmbë, stjuardesat informuan pasagjerët se pilotit i kishte rënë të fikët.
Incidenti ndodhi më 23 gusht teksa avioni ishte ngritur nga aeroporti i Birminghamit, por nuk u bë e ditur menjëherë.
Një pasagjer në fluturimin LS1239 tha për Birmingham Live se kaosi filloi kur avioni përjetoi turbulenca gjatë fluturimit.
“Ndërsa ishim ulur të gjithë, vumë re se diçka po ndodhte në pjesën e përparme të avionit. Menduam se dikush ishte plagosur në tualet ndërkohë që kishte kaos”, tha ai.
“Na u tha se do të zbarkojmë në Greqi për shkak të një urgjence mjekësore”, shtoi ai.
Një zëdhënës i Jet2 tha për incidentin: “Fluturimi LS1239 nga Birmingham për në Antalia u devijua drejt aeroportit të Selanikut si masë paraprake të martën më 23 gusht për shkak të gjendjes së keqe të një prej pilotëve./abcnews.al