Në një kohë kur gazetarët e News24 nuk lejohet të hyjnë në ambientet e redaksisë, ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar mesazhin e Tammy Bruce, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit në lidhje me lirinë e medias.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara thekson rëndësinë e lirisë së shprehjes si një nga shtyllat bazë të demokracisë.
Ky mesazh përcillet në një kohë kur “Focus Media Group” ku përfshihen News24, BalkanWeb, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe Radio Rash po ushtrohet një presion dhe trysni për të paralizuar funksionimin mediatik të tyre.
Ajo kujtoi se liria e shprehjes vazhdon të jetë e kërcënuar në shumë pjesë të botës, ashtu siç theksohet në Raportin e të Drejtave të Njeriut 2024.
Reagimi i Ambasadës Amerikane
“Ne e konsiderojmë lirinë e shprehjes një përbërës themelor të një demokracie funksionale. Shoqëritë forcohen nga shprehja e lirë e mendimeve dhe censura qeveritare është e patolerueshme në një shoqëri të lirë. Liria e shprehjes mbetet e kërcënuar në shumë pjesë të botës, siç theksohet në Raportin e të Drejtave të Njeriut të vitit 2024. Qeveritë vazhdojnë të përdorin censurën, mbikëqyrjen arbitrare ose të paligjshme dhe ligje kufizuese kundër zërave që nuk u pëlqejnë, shpesh mbi baza politike ose fetare. Dhe, pavarësisht se sa i papajtueshëm mund të jetë fjalimi i dikujt, kriminalizimi ose heshtja e tij me forcë shërben vetëm si një katalizator për urrejtje, shtypje dhe polarizim të mëtejshëm.” – Tammy Bruce, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, 12 gusht 2025, Uashington DC.