Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy”, ka deklaruar se fitoja e PS më 11 maj, është sipas tij për shqiptarët, por edhe për veten.
“Natyrisht që kur dikush është në një garë, fitorja është edhe për vete, sepse e gjithë vetja është aty për fitore. Por fitorja i duhet Shqipërisë më shumë se të gjithë partive, më shumë se çdo individ, sepse më 11 maj është një botë tjetër politike”, tha Rama.
Duke folur për integrimin në BE, kreu i qeverisë tha se në situatën ku është Europa dhe bota sot, futja në bllok është çështje ekzistenciale.
“Besoj e shikoni në çfarë situate komplekse është Evropa dhe bota dhe futja në BE është çështje ekzistenciale. Nuk mund të rrimë veç, nuk mund të jemi delja që e ha ujku, aty e kemi vendin”, tha Rama.