Mënyra më e fundit e transportit e preferuar nga Vladimir Putin duket se është treni privat i blinduar, pasi sipas raportimeve, ai është i tmerruar se avioni i tij privat mund të rrëzohet nga raketat.Illya Rozhdestvensky, një gazetar rus anti-Kremlin tha për CNN se që prej nisjes së luftës në Ukrainë, Putin nuk përdor më avionin e tij presidencial.
Por ai po udhëton me një tren të veçantë të pajisur me sisteme të veçanta komunikimi.
“Arsyeja psikologjike përse ai përdor këtë tren është sepse është i tmerruar,” tha Rozhdestvensky për rrjetin. “Është i trembur se mund të gjurmohet, se avioni i tij mund të gjurmohet dhe të rrëzohet”.
Sipas gazetarit investigativ që fliste për CNN, lideri rus beson se treni është më i sigurtë dhe se “kështu askush nuk e di se ku ai shkon.”Rrjeti ‘Dossier Center’, ka zbuluar deri tani disa nga itineraret e udhëtimit të Putin, dhe financohet nga ish-oligarkë opozitarë si Mikhail Khodorkovsky, që themeloi projektin në 2018 për të ndjekur aktivitetet e njerëzve të lidhur me Kremlin./TCh/
Data 17.09.2026
Aktuale
- “Më mungon pafund…”/ Motra e Genta Ismajlit në lot për babain e ndjerë, momentet me të ua thyejnë zemrën të gjithëve
- Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës
- Trump kërcënon BE-në me tarifa pas propozimit për Kanadanë: Nëse është akt armiqësor, do reagojmë
- Sarandë, tre persona plagosen me thikë pranë shëtitores, policia nis hetimet
- Tafani kritikon vendimin e Speciales: Po të ishte gjallë Adem Jashari, do ishte dënuar
- Rutte: NATO-s i duhet “më shumë Evropë dhe më shumë Britani e Madhe”
- “Ditë e kobshme”, Walker: Kosova do të shihet tani me një sy tjetër
- Vendimi i gjykatës së Hagës rrit ndjenjën antiperëndimore në Kosovë. Rusia, Kina dhe Serbia fërkojnë duart



