NIKOLETA KOVAÇI/ Erion Alibej është vënë dje përballë Gjykatës së Posaçme me një rrëfim tronditës.
imesh horror, por edhe ndaj tij janë kryer masakra, pabesi dhe përdorim personash me pushtet, ose këto të fundit la të kuptohej në rrëfimin e gjatë të jetës së tij, mes tentativës për t’u bërë ‘djali që do të kujdesej për familjen’ në trafikantin e suksesshëm të drogës në Europë. Më pas, tentativa për t’u kthyer në përbindësh, duke gjurmuar vrasësit e familjes së tij, një gjurmim që çoi në vdekje disa persona, por edhe i diktoi atij se rregullat e lojës në Elbasanin e tij ishin në disa lloje duarsh; përveç të familjeve të fuqishme kriminale, në mes tyre, duke luajtur kukafshehtas gjendej edhe policia, madje edhe shef komisariati, madje edhe përtej këtij shefi: dikush nga kupola e Policisë së Shtetit ishte interesuar të mos zbardheshin porositësit dhe autorët e masakrës së Bradasheshit, ku u vranë Endrit Alibej, vëllai i tij, xhaxhai i tij dhe shtetasi turk, mik i tij dhe i vëllait të tij.
Në atë pjesë dëshmie që ai ndau me Gjykatën e Posaçme dje, në cilësinë e të shumakuzuarit që ka fituar statusin e të penduarit, tregoi se hasmëria brutale dhe gjakësore nisi pikërisht me miqtë e tij, Çopjat! Trafik kokaine, zotërim tregjesh ndërkombëtare, humbje malli dhe hedhje dyshimesh mbi njëri-tjetrin. Më pas në lojë hyn Suel Çela, edhe ky i njohur i tij. Më pas vijon më Sokol Sanxhaktarin, derisa vjen koha të ndalohet tek i fundit për nga radhët e njohjes, killerin gjakëtoftë që gjurmonte viktima të dyfishta: Nuredin Dumanin.
Erion Alibej në rrëfimin e tij, lë të kuptohet se ‘vrasësi’ brenda tij lindi funddhjetorin e 2018-s, atë natë ku ranë në pritë familja e tij. Por deri në atë moment ai duket se ka hyrë në tregjet e trafikut të drogës për të larë borxhe e mbështet njerëzit e tij që merreshin me atë aktivitet. Por, kur rrëfen postmasakrën, personat e dyshimtë që i shkojnë në ceremoninë mortore të vëllait, i qajnë para syve, ndërkohë që një palë tjetër, në këtë rast Çapjat, i ofrohen për ta ndihmuar dhe ngushëlluar në atë humbje të trefishtë, duket se hakmarrja nuk është thjesht hakmarrje. Alibej kërkon gjurmë të organizatorëve dhe ndahet mes Çopjave, Suel Çelës dhe Talo Çelës. Dhe kur Nuredin Dumani merr vesh se Talon e kërkonte edhe Alibej i vetofrohet. Alibej thotë se i thashë Nuredinit: Jap 100 mijë euro për vrasjen dhe 200 mijë euro kush ma sjell të gjallë!
Më pas rrëfen se Dumani, veç Talos i thotë se në vrasjen e familjes së tij kishte marrë pjesë edhe Dorian Shkoza. Alibej kupton më vonë se Dorian Shkoza, në fakt, kërkonte të vriste Nuredinin e të vëllanë e tij, Dashnorin. Por në të gjithë këtë paradë ku kalojnë vrasës, organizator, sundues të botës së errët në vend, e kryesisht në Elbasan, shfaqet si gjithnjë, e kudondodhur policia. Alibej tregon se një polici i bleva telefon “SKY ECC”, një tjetër e dija se ishte në grupin e Suel Çelës, madje kishte shërbyer edhe si shef komisariati në Elbasan, që shumë shefa policie mbanin telefona të enkriptuar, që bashkëpunonin me grupet e fuqishme brenda dhe jashtë Elbasanit, ndërsa ai luftonte të gjente se kush qëlloi mbi tre njerëzit e tij.
PJESË NGA DËSHMIA
“…Vazhdova punën fuqishëm me shitjen e kokainës në Angli, dua të shpjegoj se është e pavërtetë që lufta ka nisur për një ngarkesë prej 50 kg drogë. Në qytet filluan intrigat, fjalët sikur Sueli kishte shtyrë një person me plagos dajën tim. Sueli është marrë gjithmonë me aktivitet kriminal, përveçse me drogë dhe në këtë periudhë kishin përplasje me grupin Çapja. Një konflikt i hapëm i fiseve, me Ardian Çapjan, Florenc Çapjan e Bledar Muçën. Pasi erdha në Shqipëri, ishim tek lokali i dajës, kaluan me “Range Rover” Sueli, i ati i tij dhe Sokol Sanxhaktari. Sueli hapi xhamin dhe i tha Endritit, hajde pak tek Tregu. I thashë Suelit s’ke turp që drejton gishtin, i fola rëndë, doli Sokol Sanxhaktari më tha o Erion ça po flet, ishte koha që ky merrte njerëz i dhunonte te Tregu… Ndërsa në lidhje me natën e masakrës,
Alibej shpjegon: “Shtetasi turk ka qenë edhe më herët në Shqipëri, kur vajza ime mbushi 1 vjeç, ishte mik i ngushtë i joni për shkak të marrëdhënieve të punës me Endritin. Mbrëmjen e masakrës Endriti ishte në Tiranë me disa miq, pastaj u nis për Peqin tek dajat e mi, ku ishin mbledhur, teksa un po çoja ca dhurata për fundvit tek një miku jonë noter…
Nusja e vëllait tim, shtetasja rumune ishte në muajin e fundit të shtatzënisë. Isha i pari në vendngjarje, s’kishte njeri as polici, e çuditshme, aty rri gjithmonë një patrullë policie, edhe tani po të kalosh ka aty patrullë, gjeta nënën, tezen, motrën, kalamajtë që ulërisnin, ishte një skenë që nuk e përshkruaj dot. Kapa Endritin, m’u duk i ngrohtë, por kishte shumë plumba në një anë, erdhi një furgon policie dhe ambulanca, por ndërruan jetë në spital.
Sapo shkova në shtëpi po vinin shumë njerëz, miq dhe shokë, shumë shpejt më erdhën njerëz të familjes Çapja, Florenci dhe disa të tjerë, dola veç, i ngjova me Bledar Muçën dhe Florenc Çapjan. Bledari me tha: “I pata thënë Endritit të bënte kujdes, por s’më dëgjoi”. I thashë nga kush? Më tha: ‘vetëm Suel Çela bën këto masakra! Bled Muça kishte pirë alkool. I thashë flasim në një moment tjetër, por më thanë na ke në krah, ashtu i interesonte. Po me vinin informacione pa fund, jo ta ka bo Kamer Mehja, jo Suel Çela, sidomos për Suelin.
Rreth atyre ditëve më është përmend emri i Çopjave dhe ma ka përmend Sokol Sanxhaktari dhe më thonë që atentatin e ka ba Talo Çela dhe Dari, për Hajdar Çopjan. Në ditën e parë, që akoma nuk i kisha përcjellë në varreza, Franc dhe Hajdar Çopjan i kisha aty poshtë shtëpisë dhe të gjithë bisedat e tyre e lidhnin me Suel Çelën dhe për më tepër ato kanë qajtë në varrimin e vëllait”.
/Gazeta Panorama