Gjermani- Kaosi mbretëroi në një rrugë të Berlinit, kur makina përplasi një grup njerëzish në trotuar, shumica e tyre fëmijë.
Incidenti ndodhi rreth orës 13:10, në Seestrase, një rrugë në Berlin-Wetting, në veriperëndim të qendrës së qytetit. Disa fëmijë u plagosën lehtë. Megjithatë, siç raporton ‘Bild’, shoqëruesja e tyre u plagos rëndë.
Shoferi i automjetit u arrestua në vendngjarje nga policia. Mjetet e emergjencës, përfshirë tre ambulanca, kanë mbërritur me nxitim në vendngjarje.
Shërbimet gjermane të emergjencës thanë se paraprakisht dyshohet për një ngjarje aksidentale, por pa përjashtuar edhe pistat e tjera, deri në hetimin e plotë të rastit.