Panorama.al ka siguruar foton e Ragip Gilës, autorit të atentatit në Shkodër me dy viktima dhe dy të plagosur, ngjarje e ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm në qendër të qytetit të Shkodrës.
28-vjeçari qëlloi me breshëri automatiku brenda ambienteve të lokalit dhe më pas braktisi motorin duke u larguar nga vendngjarja me makinë, por në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit u aksidentua.

Gjithashtu Panorama.al ka siguruar foton e viktimës, Armando Pali, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, si edhe të plagosurit, 43 vjeçarit Erogen Vaso (Brajoviç).


Viktimë e atentatit mbeti edhe 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi), i cili humbi jetën në spitalin e Shkodrës, si edhe u plagos 25-vjeçarja Meri Kaceri, që punonte si kamariere në lokal.
Kush është autori
28-vjeçari është arrestuar në 6 Dhjetor 2023, pasi në banesën e tij në lagjen Partizani në Shkodër iu gjet arsenal armësh që dyshohet se do të përdoreshin nga grupe kriminale, për të kryer krime kundër personit dhe pronës.
Gjatë operacionit “Imazhi fals” u sekuestruan 7 jelekë antiplumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Në atë kohë, blutë arrestuan në flagrancë Ragip Gilën, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Ndërkohë në ngjarjen e rëndë në Shkodër u vranë me automatik Armando Pali, punonjës i IKMT-së dhe Liridon Kraja (Lushi), ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso (Brajoviç), i cili ndodhej në tavolinë me viktimat, si edhe kamarierja në lokal Meri Kaceri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.
******
VRASJA
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.
Dyshohet se Ragip Gila ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur 43 vjeçari Erogen Vaso (Brajoviç), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe Meri Kaceri, 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.
Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje Armando Pali, ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi).
Sipas burimeve, Armando Pali punonte në IKMT dhe ka qenë ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër.
Shërbimet e Policisë u vendosën në ndjekje të autorit të dyshuar, Ragip Gila, i cili u arresatua pas disa minutash ndjekje, ndërsa u sekuestrua edhe një armë zjarri automatike.
Njoftimi i policisë:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.
Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
******
Lidhjet me Denis Brajoviç:
Denis Bajri (Brajoviçit ), i cili u arrestua në shkurt të 2024, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ai u ekstradua nga Dubai drejt vendit tonë më 23 Korrik 2025.
Ndaj Brajoviçit ishte lëshuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, ku nga përgjimet e SKY, ai flet me mbretin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj.
Denis Brajoviç ka qenë subjekt i OFL-së, pasi u hetua për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, njofton Policia e Shtetit.
Ai u arrestua si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër dhe më pas është liruar nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë rreth vitit 2019, duke u lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Denis Bajri Brajoviç dyshohet se autor i vrasjes së Gjon Ndojt (Boriçi), krimi ndodhur më 9 Gusht 2020 në Shkodër.
“Ky shtetas është i akuzuar nga SPAK, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, pasi dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Gj. B. (N.), kryer më datë 09.08.2020, në Shkodër”, ka njoftuar policia në një njoftim të mëparshëm.
Lidhja me Pellumb Gjoken
Komunikimet në aplikacionin “SkyECC” të zbardhura nga autoritetet franceze zbuluan se vrasja e Gjin Boriçit ishte organizuar nga Behar Bajri, ndërsa në rolin e ekzekutorit ishte Denis Bajri.
Denis Bajri në “SkyECC” njofton Behar Bajrin dhe i shkruan “kryvi”. Të njëjtin mesazh pak minuta më vonë ia nisën edhe Ervis Martinajt.
Për këtë vrasje, biznesmeni Pëllumb Gjoka ishte ai që pajtoi Behar Bajrin dhe Behari ia la porosi Denisit, në këmbim më pas Gjoka kërkoi vrasjen e ish policit të burgut, Kleanth Musabelliu, i cili shpëtoi. Behar dhe Gjin Boriçi ishin miq në atë kohë dhe pas vrasjes i shkoi në varrim.