Sapo ka filluar mbledhja e Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike. Që në fillim mbledhja ka filluar me tone të ashpra.
Nga foto që disponon Gazeta Shqiptare, një përplasje verbale është zhvilluar midis Luan Baçit, kandidati nga për degën e Partisë Demokraike në Fier, i cili ka ngritur dorën kundrejt Enekelejd Alibaej, Kryetari aktual i Partisë Demokratike.
Ndëkohë ish lideri i kësaj partie, Sali Berisha duket në heshtje.
Theksojmë se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur këtë mëngjes në selinë blu. Mbledhja është thirrur nga kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj, para nisjes së seancës plenare në Kuvend.
Pritet që grupi të vendosë mbi qëndrimin që do të mbajnë për negociatat me maxhorancën lidhur me negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri. Ditën e djeshme kjo mbledhje nuk u zhvillua për shkak të fatkeqësisë së deputetit Luçiano Boçi, i cili humbi babain.
Sakaq, pritet me interes se cili do të jetë qëndrimi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij në Komisionin e Rithemelimit. Berisha është shprehur më herët se nuk do të marrë pjesë në bisedimet për të zgjedhur kreun e shtetit, duke e cilësuar si farsë të kryeministrit Edi Rama.
Po ashtu pritet edhe qëndrimi që do të mbajnë edhe deputetët e tjerë. I pyetur më herët nëse do të marrë pjesë në tryezën e PS për presidentin, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se kjo do të vendoset në grupin parlamentar.
Deputetët që janë paraqitur deri tani në mbledhje janë:
Dhurata Cupi
Tritan Shehu
Luan Baci
Seladin Jakupllari
Zef Hila
Ramadan Likaj
Flamur Noka
Zheni Gjergji
Bujar Leskaj
Isuf Cela
Enkelejd Alibeaj
Flamur Hoxha
Ervin Salianji
Edmond Spaho
Dashnor Sula
Arbi Agalliu
Sali Berisha
Andia Ulliri
Greta Bardeli
Lindita Metaliaj
Agron Shehaj
Albana Vokshi
Oerd Bylykbashi
Sajmir Korreshi
Belind Kellici
Kasem Mahmutaj



