Qindra besimtarë të krishterë katolikë, të të gjitha moshave, janë mbledhur mbrëmjen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku po zhvillohet riti i “Rrugës së Kryqit”.
Ky rit, që mbahet në prag të Pashkës Katolike, po udhëhiqet nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj.
“Mos të kushtëzohemi nga zhurmat, nga gjërat e tjera. Sepse Zoti është me ne. Dhe kështu braktisim me të çdo dhimbje e vuajtje. Braktisim familjet më shumë në vështirësi. Braktisim te Zoti ata të rinj dhe të reja që ndodhta ndihen të bullizuar, të paragjykuar dhe shkurajuar.
Braktisim këtë mbrëmje te Zoti shumë vëllezër e motra që në mënyrë të tepruar banojnë në burgje. Thuajse burgu është çelësi i zgjidhjes së problemeve. Drejtësia represive pa përgjigje e mbyt të ardhmen, të fut frikën”, tha Dodaj.
Gjatë ceremonisë realizohen 14 ndalesa, të cilat përshkruajnë vuajtjet e Jezu Krishtit pas dënimit me vdekje në kryq, duke rikujtuar momentet kryesore të sakrificës së tij.


