26 shtatori, dita e jetëndërrimit të Apostullit Joan, është edhe dita e emrit në të cilin festoon Kreypiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, imzot, Joani.
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, u zhvillua Luturgjia Hyjnore me pjesëmarrjen e shumë besimtarëve nga mbarë vendi, dhe jo vetëm.
Liturgjia u drejtua nga Kryepiskop Joani, në bashkëmeshim me Hierarkët e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla, Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni, Mitropoliti i Beratit Hirësi Asti, Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësi Nathanaili, si edhe Mitropoliti i zgjedhur i Korçës, Hirësi Anastasi, dhe klerikë nga të gjitha Mitropolitë.
Pas kremtimit në Katedrale, në Sallën e Pritjeve të Qendrës Sinodike, u zhvillua pritja me rastin e kësaj dite madhështore.
Kryepiskopin Joan e uruan përzemërsisht klerikë të shumë, qindra besimtarë, të rinj edhe fëmijë. Kryepiskopin e uruan edhe pjesëmarrës nga Trupi diplomatik, Deputetë, Akademikë, dhe studiues të fushave të ndryshme, si arti, historia etj.
Madhështisë së këtij kremtimi ia bashkuam urimet e përzemërta të primatëve të Kishëve Orthodhoske simotra, Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës, Bartholomeu, Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë, Kirili, Patriarku i Jerusalemit, Theofili III, Shenjtëria e tij, Papa Leoni XIV. Etj.