Një shembje e murit pritës ka ndodhur në aksin rrugor Maliq–Lozhan, pranë urës së Qenckës, në kilometrin e 13-të, duke shkaktuar pengesa për qarkullimin normal të automjeteve.
Sipas burimeve zyrtare, rrëshqitja e një masivi dheu ka dëmtuar murin pritës, dhe aktualisht lëvizja po kryhet me një korsi të vetme.
Autoritetet rekomandojnë që drejtuesit e automjeteve të lëvizin me kujdes dhe të ndjekin sinjalistikën e vendosur për të shmangur aksidentet.


