Presidenti turk Erdogan është duke lëvizur me makinat e tij gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Para se ai të zbriste në Rinas, kanë mbërritur dy makinat të tipit “Mercedes-Maybach” S600, version “Pullman Guard”, të cilat janë të blinduara dhe shoqërojnë liderin turk në të gjitha vizitat e tij brenda dhe jashtë vendit, raporton abcnews.
Makina është version më i avancuar i “Mercedesit” dhe kushton rreth 1.6 milion euro.
Makina, me të cilën udhëton Erdogani, është e blinduar dhe rezistenente ndaj të gjitha sulmeve me armë zjarri. “Mercedesi” është i veshur nga një fletë çeliku 13 cm të trashë.
Po ashtu, makina në fjalë është e izoluar tërësisht nga ambienti i jashtëm me qëllim parandalimin e çdo sulmi me armë kimike apo biologjike.